Demi: Hoti rob i Hashimit, siç ia ka bërë votat edhe ia merr

Aktuale

Demi: Hoti rob i Hashimit, siç ia ka bërë votat edhe ia merr

Nga: G.B Më: 5 qershor 2020 Në ora: 06:31
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile, ka thënë se nëse i kanë shkuar një deputeti për një votë në shtëpi në gjysmë të natës, është pak e besueshme që nuk kanë vepruar njëjtë edhe me gjykatësit e Kushtetueses, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse Thaçi ia ka bërë numrat Qeverisë Hoti, kjo qeveri është në dorë të Thaçit.

Demi ka thënë se dikush ja zbërthej kryeministrit emrin Abdullah, "si rob i Allahut" por që është e sigurt së ai është rob i Hashim Thaçit, emri i të cilit do të thotë shkatërrimtar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Nëse të hyjnë të pa ftuar në shtëpi në gjysmë të natës për një votë në Kuvend, pak e besueshme që nuk kanë vepru njësoj edhe me gjykatësit e Kushtetueses.

Nëse Thaçi ja ka ba numrat Qeverisë Hoti, kjo qeveri është në dorë të Thaçit: ashtu qysh ja ka ba numrat, ashtu edhe ja merr.

Dikush ja zbërthej kryeministrit emrin Abdullah, "si rob i Allahut". Por e sigurtë që kryeministri është rob i Hashimit. (E për koincidencë kuptimi i emrit Hashim qenka "shkatërrimtarë" ?).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat