Faton Abdullahu e sheh të brishtë Qeverinë Hoti

Aktuale

Faton Abdullahu e sheh të brishtë Qeverinë Hoti

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 19:25
Faton Abdullahu

Analisti politik Faton Abdullahu e vlerëson të brishtë Qeverinë Hoti, meqë sipas tij ka vetëm 61 deputetë të cilët e votuan.

Por sipas Abdullahut, Qeverinë Hoti e vë në përparësi çështja e dialogut që për dallim nga Qeveria Kurti, ka potencuar se do ta fus në agjendën e Washingtonit zyrtar.

”Ka një përparësi të Qeverisë Hoti kur e vë në raport të Qeverisë Kurti sa i përket këtij dimensioni, pra dialogut me Serbinë”.

”Me Qeverinë Kurti, kemi pasur një lloj përjashtimi, dyshimi edhe paragjykimi sa i përket SHBA-ve, me një fjalor jo të pranueshëm, të huaj për mentalitetin tonë”.

”Dhe kjo kur vihet në raport me punën dhe atë se çka thotë tani Qeveria Hoti dhe LDK, është një përparësi se do ta rivendos çështjen e Kosovës në agjendën e Washingtonit zyrtar”.

”Por, kjo Qeveri ka 61 vota se nuk ka më shumë”.

”Shumica shqiptare do të mbetet jashtë, Hoti mund të thotë çfarëdo, por Qeveria Hoti tani për tani është e hutuar ngase është bërë ‘ad-hock’”.

Por ai në Info Magazine thekson që për të pasur efekt kjo Qeveri e kryesuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, duhet ndihmë edhe nga faktori ndërkombëtar.

”Që të mos jetë kjo Qeveri Koti duhet me patjetër ndihmë shumë e madhe e SHBA-ve, e BE-së, bile edhe e opozitës”.

”Në këtë aspekt suportin e ka pasur çdo Qeveri. Kjo është rutinë normale diplomatike”.

”LDK ka qenë pjesë edhe e bartë përgjegjësinë edhe fajin edhe për dështimet që janë bërë në Qeverinë Kurti. Nuk mund të tërhiqet e të thotë unë isha bashkëpunëtor por fajin e pati veç Vetëvendosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat