Pas heqjes së reciprocitetit kamioni i parë me targa të Serbisë futet në Kosovë

Aktuale

Pas heqjes së reciprocitetit kamioni i parë me targa të Serbisë futet në Kosovë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 15:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kamioni i parë me targa të Serbisë ka hyrë në Kosovë nga Serbia rreth orës 13:50.

Vozitësi i kamionit, Vukashin Vukashinoviq nga Prijepolje, që do të kalojë tranzit nëpër Kosovë, ka thënë për këtë medium në gjuhen serbe se “në Jarinje ka pritur mbi 12 orë dhe se pas vendimin të qeverisë së Kosovës për heqje të masës së reciprocitetit i është thënë se nuk ka nevojë për njoftimin për kamionë, që e ka lëshuar zyrtari kosovar për ndërlidhje në Beograd”.

Sipas këtij vozitësi, për hyrje në Kosovë po presin edhe disa kamionë.

Shoferët e kamionëve po shpresojnë që vendimi për heqje të masës së reciprocitetit nënkupton edhe normalizim të trafikut të mallrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat