Totaj: Me taksën e reciprocitetin po abuzohet për nevoja ditore të individëve - Bota Sot
Totaj: Me taksën e reciprocitetin po abuzohet për nevoja ditore të individëve

Aktuale

Totaj: Me taksën e reciprocitetin po abuzohet për nevoja ditore të individëve

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 16:01
Shaqir Totaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj thotë se me taksën e reciprocitetin po abuzohet për nevoja ditore të individëve. Për këtë sipas tij këto çështje nuk janë trajtuar në interes të shtetit të Kosovës.

Kështu është përgjigjur ai pas shfuqizimit të vendimit për reciprocitet ndaj Serbisë, derisa ka shtuar se PDK ka pasur plan konkret se si duhet të trajtohen këto çështje.

Totaj: Po abuzohet e përdoret taksa e reciprociteti

“Në të kaluarën ka pasur abuzime si me reciprocitet, si me taksë dhe ato nuk janë trajtuar në interes të shtetit të Kosovës, por janë trajtuar në interesa afatshkurta të partive të ndryshme, dhe individëve të ndryshëm. Ju e dini që që PDK-ja në kohën sa ka qenë bashke qeverisës në kohën kur ka qenë Ramush Haradinaj kryeministër, ka pasur një plan konkret se di duhet të trajtohet taksa. Por, për fat të keq kjo nuk ka ndodhur dhe tani kemi pasojat, dhe po abuzohet dhe përdoret për nevoja ditore”, ka deklaruar Totaj.

Totaj edhe një herë ka përsëritur se një pako për rimëkëmbje ekonomike, duhet që sa më shpejt të shkojë në kuvend, sepse sipas tij është me rëndësi interesi i qytetarëve. Për këtë ai ka deklaruar se PDK do të votojë atë pako që ka në fokus interesin e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat