Vjosa Osmani i jep edhe një goditje presidentit Thaçi

Aktuale

Vjosa Osmani i jep edhe një goditje presidentit Thaçi

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 13:20
Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka kërkuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi t’i garantojë secilit qytetarë se kurrë më nuk do të vënë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të vendit. Osmani ka hedhur dyshime se i pari i shtetit akoma qëndron prapa idesë së korrigjimit të kufijve, pasi ka thënë se një opinion i tillë po qëndron ende në ueb-faqen e presidentit.

Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të sotme të kreut të shtetit se Kosova pas largimit të reciprocitetit është e gatshme për dialog, kryeparlamentarja Osmani në një konferencë për medie pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, theksoi se vendi nuk është i gatshëm për një dialog të tipit të presidentit Thaçi.

Osmani: Kosova gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit të Thaçit.

“Kosova gjithnjë ka qenë e gatshme për dialog, por jo për një dialog të tipit të Thaçit, i cili në vet vete involvon negociata sekrete me presidentit e Serbisë dhe i cili ka rezultuar me hapjen e temave dhe aventurave që janë të rrezikshme për vendit tonë, ashtu edhe për paqen në rajon. Në vend se të dal dhe të marrë kompetenca të qeverisë presidenti i vendit do të duhej të deklarohej një herë e mirë për çështje substanciale. Ajo është se a garanton qytetarëve të Kosovës që kurrë më nuk do të vënë në tavolinë asnjë milimetër të territorit të Republikës së Kosovës. Po ashtu a ka hequr dorë nga ideja e tij dhe e Vuçiqit, ideja e rrezikshme për korrigjim të kufijve. Hera e fundit që e kemi kontrolluar në uebfaqen zyrtare të presidentit të vendit, akoma gjendet op-edi i tij ku ai thekson se, po citoj presidentët dhe kryeministrat do të ndryshojnë, por korrigjimi i kufijve do të ndodh. Po supozoj se meqenëse nuk e kanë ndryshuar këtë op-ed me ndonjë tjetër, ai akoma qëndron pranë idesë së korrigjimit të kufijve. E për ide të tilla, jo vetëm që e ndajnë Kosovën dhe e gjymtojnë atë territorialisht. Por në esencë janë në kundërshtim me projektin e popullit të Kosovës për një shtet evropian, jo Kosova nuk është e gatshme”, tha ajo.

E pyetur se a do të jetë pjesë e ekipit për dialogun me Serbinë, Osmani tha se do të angazhohet vetëm që të ketë mbikëqyrje të plotë nga institucioni që ajo drejton.

Osmani: Do të sigurohemi që të bëjmë mbikëqyrje të fortë qeverisë për dialogun

“Unë si kryetare e Kuvendit do të sigurohemi që të bëjmë mbikëqyrje të fortë të cilën nuk e kam pa më herët në raport me qeverinë, sa i përket çështjes së dialogut”, tha ajo.

Në lidhje me akuzat e shefit të partisë, Isa Mustafa se ajo po koordinohet me ish-kryeministrit Kurti, Osmani tha se ajo nuk koordinohet me askënd për qëndrimet që i mban.

Osmani: Unë nuk kam nevojë të koordinohem me askënd për qëndrimet që unë i mbaj

“Unë nuk kam nevojë të koordinohem me askënd për qëndrimet që unë i mbaj. Më mirë se kushdo qoftë këtë duhet të dinte zotëri Mustafa. Unë i kam qëndrimet e mija që burojnë nga puna ime me kolegë dhe njerëz që vërtet e donë LDK-në dhe Kosovën në këto dy dekada. Këto qëndrime gjithmonë kanë qenë të njëjta. Unë i sfidojë të më tregojnë se cilin qëndrim që e kam mbajtur para tetorit dhe pas 6 tetorit ka ndryshuar. Kanë qenë qëndrime të njëjta me të cilat ne e kemi marrë besimin qytetarë”, u shpreh Osmani.

Kryeparlamentarja Osmani në këtë konferencë për medie foli edhe për raportimet e ditëve të fundit, ku babain e saj e involvojnë si punëtor në ish sistemin e sigurisë Jugosllav. Ajo tha se gjitha këto janë dezinformata dhe se familja e saj janë duke mbledhur provat e nevojshme për të denoncuar në organet kompetente.

Osmani: Familja ka mbledhur provat për këto dezinformatat

“Familja ime i ka mbledhur provat e nevojshme, ato pak a shumë tregojnë ku e ka burimin një dezinformatë dhe shpifje e tillë që ka për qëllim integritetin familjar”, u shpreh Osmani.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paraditen e sotme u shpreh optimist se marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet këtë vit.

***

Osmani: Thaçi është pro ndryshimit të kufijve.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, tha se të enjten do të mbahet seanca e radhës.

Arsyea e mbajtjes së seancës është se do të merret një vendim për tejkalimin e lejuar për kalimin e financave publike për menaxhimin e pandemisë.

“Këtë të enjte do të ketë seancë, vendimi i parë ka të bëjë me tejkalimin e lejuar për kalimin e financave publike sa i përket menaxhimit të pandemisë sa i përket aspektit ekonomik, të tjerat janë projektligjet që ka një kohë që po presin në Kuvend. Tani më u pajtuam se të gjitha këto do të procedohen në Kuvend, dhe shpresoj që të miratohen me 2 të 3tat, shumica prej tyre janë marrëveshje ndërkombëtare”, tha Osmani.

***

Selimi: Të gjithë u bën bashkë sot për t’i proceduar nismat që ia bllokuan Kurtit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur para medieve, ku ka informuar për mbarëvajtjen e mbledhjes.

Ai ka thënë se gjithë partitë janë bërë bashkë dhe proceduan nismat që dikur i kishin bllokuar Qeverisë Kurti.

Vetëvendosje vazhdon të quaj qeverinë Hoti si jolegjitime, andaj edhe Selimi tha se shumica e krijuar nuk e ka hallin e qytetarëve po e ka hallin e grupacioneve politike.

“Në futëm ne agjend nismat që dikur te grupet parlamentare i kishin refuzuar. Masat që dikur i bllokuan sot i kanë sjellë në kuvend për t’i proceduar. Qeveria ilegale dhe jolegjimitem e Hotit nuk e kishe hallin për mbrojtjen e qytetarëve as gjatë kohës së Qeverisë Kurti e as tash. Të gjitha nismat që ishin bllokuar nga PDK, LDK, NISMA, AAK e Lista Serbe sot u proceduan”, ka thënë Selimi.

***

Deklarata pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

***

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e Kryesisë.

Mbledhja parashihet të fillojë në ora 11:00 në sallën C-301.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

2.    Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave,

3.    Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat