Publikohet videoja e Hashim Thaçit: Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet

Aktuale

Publikohet videoja e Hashim Thaçit: Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet

Nga: N.Sh Më: 9 qershor 2020 Në ora: 09:54
Hashim Thaçi

Ishte qershori i vitit 1999 kur menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, filloni ndarja e Mitrovicës, tashmë të quajtur pjesës veriore të Kosovës.

Në atë kohë, por edhe tash akuzohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos Hashim Thaçi që ishte pjesëmarrës në këtë ndarje.

Tash po shpërndahet një video e qershorit të vitit 1999, ku flet Hashim Thaçi tash president i Kosovës.

Thaçi në një konferencë për media, thotë se ndarja tashmë është realitet.

Në këtë konferencë Thaçi si përkthyese e ka Vlora Çitakun.

“Por megjithatë ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është një realitet i hidhur. Me një realitet të tillë nuk janë duke u pajtuar shqiptarët të cilët janë duke tentuar që të kalojnë urën e Ibrit për të shkuar në shtëpitë e tyre, në banesat e tyre për të iu bashkangjitur familjeve të tyre. Ata kanë të drejtë sepse në Kosovë e në veçanti në Mitrovicë gjenden trupat ushtarake policore serbe”, thotë Thaçi.

Ai shton se, se në Kosovë kanë ndodhur akte të dhunës prej të cilave UÇK-ja është distancuar dhe distancohet.

“Në Kosovë mund të ketë njerëz të armatosur e që UÇK-ja nuk i ka nën kontroll për çka edhe e kemi tërhequr vërejtjen që në fillim të pasluftës, ashtu siç mund të ketë edhe në KFOR që nuk i ka nën kontroll z. Jonson”, potencon tutje ai.

Ndërsa në një video tjetër Thaçi dëgjohet duke thënë se kanë luftuar për Mitrovicës, dhe se kanë shkuar andej urës madje shton se edhe i kanë dërguar njerëzit e tyre andej.

“Ne duhet të kuptojmë se edhe serbët duan të jetojnë në Mitrovicë, ata të cilët nuk kanë bërë krime, ata të cilët nuk kanë vrarë njerëz”, pohon ai.

Madje Thaçi aty te ura e Ibrit u premtoi qytetarëve shqiptarë se të gjithë do t’i kthejnë në shtëpitë e tyre, e madje do të ua ndërtojnë edhe shtëpitë e reja, por që kjo edhe sot e kësaj dite, pra 21 vjet më pas kurrë nuk ka ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat