Reçica takon ish-presidenten Jahjaga, flasin rreth statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë

Aktuale

Reçica takon ish-presidenten Jahjaga, flasin rreth statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:42
Reçica takon ish-presidenten Jahjaga, flasin rreth statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka takuar ish-presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar për procesin e njohjes së statusit të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë dhe trajtimin e viktimave të dhunës në familje, raporton Front Online.

“Përkushtimi im si ministër në trajtimin meritor të këtyre viktimave ka qenë dhe mbetet ndër objektivat e vazhdueshme të dikasterit që drejtoj”, ka thanë ministri Recica gjatë takimit me ish-presidenten.

Gjithashtu, ministri Reçica me ish-presidenten Jahjaga, kanë diskutuar edhe për gjithë̈ angazhimin e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për punën e organizatave joqeveritare që janë duke mbështetur këtë̈ proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat