Presidenca dhe KQZ s’e dinë kur do të mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe veri të Mitrovicës

Aktuale

Presidenca dhe KQZ s’e dinë kur do të mbahen zgjedhjet në Podujevë dhe veri të Mitrovicës

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 11:56
Ilustrim

Masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit janë liruar pothuajse të gjitha, megjithatë ende nuk është marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve në komunën e Podujevës dhe në veri të Mitrovicës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka shtyrë për një afat të pacaktuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në këto dy komuna. Ato mbeten pa kryetarët e tyre pasi ata morën poste në Qeverinë e Kosovës.

Agim Veliu, ishte zgjedhur ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, e që të njëjtën pozitë e mbanë edhe në Qeverinë aktuale, ndërsa Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut është zgjedhur zëvendëskryeministër në qeverinë e Avdullah Hotit.

Nga zyra e presidencës ka thënë është duke u përcjellur situata me pandeminë, dhe se në konsultim me KQZ-në  dhe institucionet shëndetësore, varësisht prej rrethanave do të merret vendimi.

 “Presidenti në mënyrë të vazhdueshme po e përcjellë ecurinë e gjendjes së krijuar me pandeminë dhe në konsultim me KQZ-në dhe institucionet shëndetësore, varësisht prej rrethanave, do ta marrë vendimin e duhur”, thuhet në përgjigje.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të vendimit të presidentit që të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve.a

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka shprehur gatishmërinë e Këtij institucioni, se kurdo që u kërkohet do të organizojnë zgjedhjet për këto dy komuna.

 “Sa i përket konkretisht zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, mund të themi që KQZ-ja fillon me përgatitjet intensive të këtij procesi zgjedhor pasi të shpallet ai nga ana e presidentit të Kosovës. Ndërkaq, sa i përket vazhdimit të procesit të organizimit të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Podujevës, gjithashtu KQZ-ja do të vazhdojë me organizimin e këtyre zgjedhjeve sapo të kemi një datë nga ana e presidentit të Republikës së Kosovës. Dihet që proceduralisht sapo të shpallet data … për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në këtë rast për kryetar të një komune ajo çka bënë KQZ është fillimisht marrja e një vendimi përmes së cilit shqyrtohen afatet kohore për organizimin e një procesi zgjedhor dhe pastaj është edhe miratimi i planit operacional, ku parashihen të gjitha aktivitetet dhe koha se kur duhet të kryhen këto aktivitete në mënyrë që të realizohet një proces zgjedhor”, tha ai.

Shtyrjen e mëtejshme të mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të këtyre dy komunave e sheh të panevojshëm, njëri nga kandidatët për kryetar të Podujevës.

Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte kandidat për të parin e Podujevës, ka thënë se pas lirimit të masave nuk ka arsye që këto zgjedhje të mos mbahen.

“Jemi në pritje që të merret dekreti i presidentit që të zhbllokojë çështjen e pezullimit të këtyre zgjedhjeve për komunën tonë. Mendojmë që tani më nuk ka asnjë arsye që ky proces më tutje të prolongohet. E vetmja arsye mund të jetë e atyre të cilët mund të kenë frikë nga humbja e sigurt e këtyre zgjedhjeve në Komunën e Podujevës. Prandaj, nga këtu i bëjë apel presidentit të vendit që sigurisht në bashkëpunim me institucionet tjera të shëndetit publik sa më shpejt të hap procesin dhe të hap rrugën e mbylljes së këtij procesi zgjedhor i cili ka mbetur në gjysmë për shkak të pandemisë”, tha ai.

Zgjedhjet për kryetar të Komunës së Podujevës ishin paraparë të mbahen në muajin mars, po ato u anuluan për shkak të rasteve me COIVD-19 në ven.

Qeveria e Kosovës ka liruar pothuajse të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke hequr kufizimin e lirisë së lëvizjes dhe hapjen e kufijve.

Deri më tani në kosovë janë regjistruar 1437 raste me koronavirusku,  928 persona persona janë shëruar dhe 33 kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat