Deputeti më i vjetër i Kuvendit, milioneri nga Lëvizja Vetëvendosje, merrte miliona nga Kuwaiti

Aktuale

Deputeti më i vjetër i Kuvendit, milioneri nga Lëvizja Vetëvendosje, merrte miliona nga Kuwaiti

Nga: H.O. Më: 15 qershor 2020 Në ora: 09:09
Ilustrim

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, me të marrë pozitën e tij si përfaqësues i popullit.

Image

Në deklarimin e tij tek pasuria e paluajtshme, Kokaj ka publikuar një pasuri që kalon vlerën mbi 1 milionë e 100 mijë euro, duke përfshirë kështu dy banesa, dy shtëpi e një dyqan.

Image

Ai ka deklaruar se posedon një veturë Toyota në vlerën 12 mijë euro, ndërsa djali i tij poashtu një Toyota në vlerën 4.500 euro. Ndërkaq 84 mijë euro I mban të kursyera në bankë, në emër të tij, fëmijëve dhe bashkëshortes.

Të ardhurat e tij mujore nga Kuwaiti kapin vlerën 111.468 mijë euro, të cilat i ka deklaruar si të ardhura nga Universiteti i Kuwaitit, për periudhën 1992-2019. Të ardhurat mujore të tij nga pozita e deputetit janë 1.460 euro.

Pasuria e tij në total llogaritet të jetë mbi 2 milionë e 600 mije euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat