Driton Selmanaj takohet me ambasadorin e ShBA –së, Philip Kosnett, ja për çfarë diskutuan

Aktuale

Driton Selmanaj takohet me ambasadorin e ShBA –së, Philip Kosnett, ja për çfarë diskutuan

Nga: N. H Më: 17 qershor 2020 Në ora: 17:38
Driton Selmanaj dhe Philip Kosnett

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se në takim i ka shprehur falënderimet më të përzemërta ndaj ambasadorit Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Republikës së Kosovës.

Mes tjerash, zëvendëskryeministri thotë se të dy, u zotuan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, duke pohuar kështu besnikërinë e Qeverisë së Kosovës ndaj SHBA-së.

Ja shkrimi i tij:

Sot pata nderin dhe kënaqësinë ta pres në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë z.Philip S. Kosnett.

Në takim i shpreha falënderimet më të përzemërta ndaj ambasadorit Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Republikës së Kosovës.

Të dy, u zotuam që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona, duke pohuar kështu besnikërinë e Qeverisë së Kosovës ndaj SHBA-së.

Me këtë rast, e njoftova Ambasadorin Kosnett për disa nga prioritetet e qeverise Hoti,siq janë: luftimi i korrupsionit, reformat në drejtësi, si dhe zhvillimi i dialogut.

Ndërsa, ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit.Sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat