​Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, aksion në lokalet e kryeqytetit - Bota Sot
​Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, aksion në lokalet e kryeqytetit

Aktuale

​Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, aksion në lokalet e kryeqytetit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 23:02
Pamje nga vendi i ngjarjes

Me kërkesë të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, sonte kryeinspektori i MTI-së Lulzim Syla bashkë me inspektoratin kanë kryer inspektime në lokalet e Prishtinës.

Arsyeja e inspektimit ka qenë respektimi i rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Po ashtu Inspektorati i MTI-së ka kryer inspektimet rutinore që bien në përgjegjësi të këtij institucioni.

Bizneset janë këshilluar si ta ushtrojnë veprimtarinë pa rrezikuar konsumatorët dhe stafin e tyre, duke vendosur maska dhe mbajtur distancën e paraparë me udhëzimet e institucioneve.

Kryeinspektori Syla tha se inspektimet do të jenë të vazhdueshme edhe ditët e ardhshme, në koordinim me institucionet tjera të Kosovës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat