Qytetarët sulmojnë veturën ku hipi serbi i cili përdhosi trupat e pajetë në Krushë të Vogël

Aktuale

Qytetarët sulmojnë veturën ku hipi serbi i cili përdhosi trupat e pajetë në Krushë të Vogël

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 14:27
Foto nga vendi ngjarjes

Pasi u mor vendimi nga Gjykata Themelore në Prizren, për serbin Drko Tasiq, të dënohet me 22 vjet burg, i akuzuar për krime lufte gjatë vitit 1999, qytetarët e Prizrenit kanë sulmuar veturën e Shërbimit Korrektues.

Të revoltuar për krimet e kryera të Tasiqit, 21 vjet më parë, në luftën e fundit në Kosovë, prizrenasit nuk janë përmbajtur kur Tasiq ka dalur nga Gjykata dhe është nisur për në burg.

Image

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat