Ambasadori amerikan: Koalicioni Vetëvendosje – LDK ishte fragjil

Aktuale

Ambasadori amerikan: Koalicioni Vetëvendosje – LDK ishte fragjil

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 20:57
Philip Kosnett

Koalicioni i kaluar qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ishte një koalicion fragjil.

Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për emisionin Rubikon.

Ai ka folur edhe për raportet e amerikanëve me Qeverinë e Albin Kurtit. Ka thënë se e pranon që kanë pasur dallime në atë se si e ka zhvilluar Kurti politikën e jashtme.

Por, kjo ka ndodhur edhe me qeverinë e Ramush Haradinajt, ka thënë Kosnett.

Ndërsa sa i përket shkëmbimit të territoreve, amerikani tha se asnjëherë nuk ka qenë politikë e SHBA-ve një gjë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat