Hashim Thaçi uron Ditën Kombëtare Egjiptiane

Aktuale

Hashim Thaçi uron Ditën Kombëtare Egjiptiane

Nga: E.R Më: 24 qershor 2020 Në ora: 13:13
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka uruar të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptian në Kosovë, 24 qershorin, Ditën Kombëtare Egjiptiane.

''Vendi ynë është shumë i pasur me komunitete dhe harmoninë e krijuar do ta ruajmë e forcojmë edhe më shumë'', theksoi Thaçi në postimin e tij në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook:

Të gjithë qytetarëve të komunitetit egjiptian në Kosovë ua uroj 24 qershorin, Ditën Kombëtare Egjiptiane. Komuniteti egjiptian kontribuon në mënyrë aktive dhe konstruktive në jetën institucionale dhe shoqërore në Kosovë.

Vendi ynë është shumë i pasur me komunitete dhe harmoninë e krijuar do ta ruajmë e forcojmë edhe më shumë. Institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të krijojnë kushte sa më gjithëpërfshirëse të integrimit dhe punësimit të të gjithë pjesëtarëve të komuniteteve në shoqërinë tonë. HTH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat