Bajrami: Ka pasur prapavijë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, ndoshta edhe implikime të qarqeve anti-shqiptare

Aktuale

Bajrami: Ka pasur prapavijë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, ndoshta edhe implikime të qarqeve anti-shqiptare

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 07:50
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Analisti Asllan Bajrami u shpreh se aktakuza kundër Thaçit dhe Veselit kishte shkelje procedurale.

Ai tha se pres që kjo situatë të sqarohet në ditët në vazhdim dhe se duhet të ketë dorëheqje kur akuzohet një përfaqësues i shtetit.

Asllan Bajrami: Prokuroria që ka ndjekur aktakuzën ka bërë disa shkelje. Nga ana procedurale duhet marrë verdikti i gjykatësit të çështjes. Kjo nuk ka ndodhur dhe është një non sens juridik. Unë çuditem që pse nuk është mbledhur parlamenti i Kosovës. 

Mendoj se në ditët në vijim mund të sqarohen shumë gjëra dhe mendoj se Thaçi do t’i drejtohet opinionit publik për tu sqaruar, pasi ka një hamendësimi nëse Thaçi duhet të ruaj pozicionin që ka, sepse dikush që akuzohet nuk mund të jetë përfaqësues i shteti dhe të ruajë pozicionin e tij. 

Sipas Bajramit aktakuza ka pasur një prapavijë, pasi erdhi pak ditë para takimit të Uashingtonit.

Asllan Bajrami: Por në Kosovë mendohet se kjo ka pasur një prapavijë, pasi ka ardhur pak ditë para takimit të datës 27 qershor ku do të mbahej takimi në Uashington. Mund të ketë edhe implikime të qarqeve anti-shqiptare. Nuk mund të themi në këtë situatë se cilat kanë qenë synimet e atyre që e kanë përgatitur këtë  njoftim të akuzës pa kaluar në procedurat normale.

Për Bajramin dialogu Serbi-Kosovë do të vazhdojë, pasi është në axhendën e BE-së dhe SHBA-së. Sipas tij pritet një takim tjetër në shtator.  

Asllan Bajrami: Dialogu Serbi-Kosovë do të vazhdojë. Kjo është edhe në axhendën e SHBA-së dhe BE-së. Grenell pas dështimit të takimit të së shtunës tha se pritet që të ketë një takim tjetër në shtator. Dialogu është një domosdoshmëri për kapërcimin e problemeve që kanë të dyja shtetet. Edhe klasa politike në Kosovë duhur të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe të lërë antagonizmat. Prandaj Kosova nuk duhet të humbë kohë dhe të shohë drejt asaj që ka paraparë edhe SHBA, për tu bërë anëtare me të drejta të plota e OKB-së.  

Në këtë sens edhe Tirana mund të luajë një rol kryesor të jashtëzakonshëm, madje gjithë faktori shqiptar duhet të rakordohet dhe të bashkërendojë veprimet dhe kosova të jetë në atë hullinë që pret nga negociata, që të njihet si shtet i pavaruar nga Serbia dhe të vazhdojë me proceset euroatlantike.

Kosova ka nevojëm për mbështetje nga Tirana, por deklarata nuk dueht të jenë emocionale. Dueht një përqëndrim në gjërat kapitale dhe një vënie në funksionim të diplomacisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat