A do të formohet një qeveri gjithëpërfshirëse?! – flasin nga partitë politike

Aktuale

A do të formohet një qeveri gjithëpërfshirëse?! – flasin nga partitë politike

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 22:53
Qeveria e Kosovës

Qeverisë Hoti tashmë do t’i mungojë një deputet. Etem Arifit i duhet të shkojë në burg pasi që kështu vendosi APELI. Por, politika po varet tashmë edhe nga propozim aktakuza ndaj Presidentit.

Për këtë shkak, po pretendohet një qeveri gjithëpërfshirëse. Mirëpo këtë këtë nga PDK-ja konfirmojnë se ende nuk kanë marrë ftesë.

PDK thotë që ende s’ka ftesë e vendim për qeverinë gjithëpërfshirëse, në LVV nuk flasin për këtë temë.

Qeveria Hoti do të mbes edhe pa një votë.

Etem Arifit i duhet të shkojë në burg, pasi vendimit të Gjykatës së Apelit kështu që Avdullah Hoti, pos shumë cëshjteve duhet të përballet me mungesën e bumrave.

Njëra ndër temat më të vështira që e ka përball kryeministri Hoti është edhe çështja e dialogut me Serbinë.

Temë kjo që është bërë edhe më e ndjeshme pas ngritjes së propozim aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi.

E një skenar që po qarkullon këto ditë është ai i krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

Arbëresha Loxha nga Grupi për studime juridike dhe politike thotë që qeveria aktuale është e brishtë sa i përket temës së dialogut me Serbinë.

Loxha thekson që në krye të këtij procesi nuk mund të jetë presidenti Thaçi.

E partia që u raportua që do të përfshihet në qeveri gjithëpërfshirëse, Partia Demokratike e Kosovës e mohoi këtë.

Sipas zëdhënësit të këtij subjektit, Avni Bytyqit, PDK ende nuk ka ftesë të përfshihet në këtë qeveri.

Për dallim nga kjo parti, Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi të prononcohej karshi kësaj çështje.

Të heshtur për këtë temë ishin edhe në Presidencën e Kosovës.

Televizioni 7 dërgoi pyetje në adresë të Zyrës së Hashim Thaçit, por kërkesa nuk mori përgjigje.

Kujtojmë që presidenti Thaçi në fjalimin që pati të hënën tha që do të nis takimet me krerët e partive për situatën e krijuar në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat