Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar që ka biseduar përmes telefonit me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kruz.
‘’Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor’’, ka shkruar Hoti në Facebook, transmeton ‘’Bota sot’’.
Postimi i plotë në Facebook
Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor.
Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE.