Miku i kthehet në “armik”: Gani Kocit shpesh i flet goja para trurit, ta lidh gjuhën që i derdh vrer

Aktuale

Miku i kthehet në “armik”: Gani Kocit shpesh i flet goja para trurit, ta lidh gjuhën që i derdh vrer

Nga: N.Sh Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:30
Gani Koci

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi ka reaguar për fjalorin e Gani Kocit, ku kërcënoi e fyeu shumë personalitete politike dhe të shoqërisë civile në Kosovë.

Loshi për fillim ka treguar se me Kocin kanë kaluar shumë kohë prej që ishin në kryesinë e LDK-së, në Skenderaj në vitet e 90.

“Gani Koci duhet ta kuptojë se nuk quhet gropë septike secili njeri që mendon ndryshe nga ai. As nuk është njeri i Serbisë Albin Kurti, Veton Surroi, Jusuf Buxhovi dhe asnjeri nga ata që ai i ka etiketuar. Nuk janë ata të kqinj. E keqe është goja e Ganiut që i përfolë ata”, shkruan Loshi në Facebook.

Ai thotë se i vie keq që një mik i tij bie në këtë deregje.

“Gani Kocit shpesh i flet goja para trurit. Kjo na ndodh secilit nganjëherë, por Ganiut i ndodh më shpesh. Ganiu duhet të mësohet ta lidh gjuhën e tij që derdh vrerë!”, shkruan mes tjerash ai.

Ja postimi i plotë:

Me Gani Kocin kemi kaluar shumë kohë bashkë kur kemi qenë në kryesinë e LDK-së në Skënderaj. Pastaj jemi takuar dhe kemi bashkëpunuar edhe në luftë. Mund të them se nga pervoja ime ai ka qenë një njeri konstruktiv. Si nxënës të shkollës së mesme kemi luajtur bashkë në pjesën teatrale “Mulliri i Kost Bardhit”, ku unë kam pasur një rol episodik. Jemi takuar disa herë edhe pas lufte gjithnjë derisa spontanisht ka pushuar interesimi jonë për njëri tjetrin.

Ganiu i ka kaluar dhjetë vjet burg për shkak të temperamentit të tij të lartë. Ato kanë qenë vitet e tij më të bukura të rinisë që ai mund t’i kishte jetuar si unë në liri dhe prapë të punonte për kombin. Por, si duket, dikush të vetmën gjë që di të bëjë për kombin e tij është të shkojë në burg, apo edhe në luftë. Sadoqë të dy këto gjera paraqesin sakrificat më të mëdha për kombin, njeriu duhet të jetë i gatshëm edhe për mënyra tjera të kontributit ndaj atdheut. Sepse, ne nuk mund të bëjmë luftë saherë që gjerat nuk na shkojnë mirë.

Gani Koci duhet ta kuptojë se nuk quhet gropë septike secili nejri që mendon ndryshe nga ai. As nuk është njeri i Serbisë Albin Kurti, Veton Surroi, Jusuf Buxhovi dhe asnjeri nga ata që ai i ka etiketuar. Nuk janë ata të kqinj. E keqe është goja e Ganiut që i përfolë ata.

Si është ndjerë Gani Koci kur i ndjeri Fadil Hoxha i kishte quajtur “plehu i Kosovës” demostruesit e vitit 1981? Si ndihet sot Gani Koci kur aq shumë njerëz, demostartat e vitit 1981 i përshkruajnë si zhvillime të organizuara nga UDB-ja, ku Ganiu kishte rolin e njerit nga prijësit e atyre demostratave?!

Mua më vjen keq që një mik imi bie në këtë deregje. Gani Kocit shpesh i flet goja para trurit. Kjo na ndodh secilit nganjëherë, por Ganiut i ndodh më shpesh. Ganiu duhet të mësohet ta lidh gjuhën e tij që derdh vrerë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat