Sondazhi që po tronditë partitë politike, LVV-ja i “çmend” me rritje...

Aktuale

Sondazhi që po tronditë partitë politike, LVV-ja i “çmend” me rritje...

Nga: N.Sh. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:12
Partitë politike

Analisti politik, Blerim Vela po e komenton sondazhin apo anketën që është përfunduar këto ditë për partitë politike.

Sipas Velës, rezultatet e kësaj ankete LVV-ja ka dyfishim të përkrahjes krahasuar me zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar.

Vela përmes një postimi shkruan se, PDK-ja është khtyer në partinë e dytë, kurse LDK-ja e treta.

Sa i përket AAK-së, ai shton se është e katërta, kurse Nisma është nën prag.

Postimi i plotë:

Nese krahasohen rezultatet e anketes se qershorit 2020 me rezultatin e zgjedhjeve te 6 tetorit 2019 verehen keto trende:

- LVV mbetet partia e pare me mbeshtetjen me te madhe. Krahasuar me rezultatet e anketes se marsit 2020 ka shenuar renie te lehte. Por, LVV ka dyfishim te perkrahjes krahasuar me zgjedhjet e tetori 2019 dhe eshte ne nivel te fitores absolute.

- PDK eshte kthyer ne partine e dyte dhe ka arritur te ndal rrenien krahasuar me anketen e marsit 2020. Sot, me gjase gezon perkrahje me te larte se 16% (per shkak te kampanjes se Thacit dhe Veselit keto javet e fundit). Por, PDK ende eshte me poshte se rezultatit zgjedhor te tetorit 2019.

- LDK eshte partia e trete dhe po shenon renie te lire ne perqindjen e mbeshtetjes publike. Formim i qeverise se 3 qershorit si dhe largimi i Vjosa Osmanit gati se e ka pergjysmuar mbeshtetjen krahasuar me zgjedhjet e tetorit 2019.

- AAK eshte partia e katert dhe pa potencial per rritje. Mbeshtetja per AAK eshte ne nivelin tradicional prej 7%. Maksimalizimi i potencialit te saj zgjedhor mbetet koalicioni me partite tjera.

- Nisma eshte partia e peste dhe ende gjendet nen pragun zgjedhor. Verehet ngritje krahasuar me rezultatin e marsit 2020, por pa shenja qe e vetme mund te arrije te kaloj pragun zgjedhor. Duket se e ardhmja e Nismes eshte shkrirja me PDK ose AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat