Skender Reçica në takim me përfaqësuesin e Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës

Aktuale

Skender Reçica në takim me përfaqësuesin e Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës

Nga: E.R Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:18
Foto nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka qenë në takim me Selatin Sadiku përfaqësuesin e Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është tejet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha organizmat sindikale që për mision kanë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punë”, ka shkruar Reçica në Facebook, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë në Facebook

Prita sot në takim përfaqësues të Sindikatës së re të Korporatës Energjetike të Kosovës, të prirë nga z. Selatin Sadiku. Diskutuam për sfidat dhe vështirësitë në punë me të cilat po ballafaqohen punëtorët e kësaj korporate në kohë pandemie.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është tejet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha organizmat sindikale që për mision kanë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe krijimin e kushteve sa më të mira për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat