Ministria e Shëndetësisë ka themeluar Bordin Qendror për shkollim specialistik, i cili do të ketë mandat 3 vjeçar.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka thënë se zgjidhja e problemit të specializantëve është ndër prioritetet e tij si ministër.
Zemaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se me seriozitetin më të madh do të trajtojë kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.
E, këtë vendim të Zemajt e ka mbështetur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky është njëri ndër vendimet më të mira dhe më të nevojshme për kolegët e sistemi shëndetësor.
Ja shkrimi i tij:
Njëri ndër vendimet më të mira dhë më se të nevojshme që kolegët e sistemi shëndetësor e pret qe 5 vite.
Urime e ju priftë e mbara kolegë tanë të rinj në edukim specialistik.