Agim Bahtiri reagon për orën policore, kjo është pyetja e tij

Aktuale

Agim Bahtiri reagon për orën policore, kjo është pyetja e tij

Nga: A.M. Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:32
Agim Bahtiri

Kryetari I Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pasi vendosjes së orës policore në disa qytetet të Kosovës.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se nëse vendimi për kufizimin e lirisë së lëvizjes i marrë nga Qeveria Kurti u tha se ish antikushtetues, pse vendimi i Qeverisë aktuale na qenka kushtetues.

Po ashtu, ai i ka dal në krah bizneseve të gastronomisë që operojnë në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Nëse vendimi për kufizimin e lirisë së levizjes i marrë nga Qeveria Kurti u tha se ish antikushtetues, pse vendimi i Qeverisë aktuale na qenka kushtetues?!

Pas vendimeve të fundit të Qeverisë, sot kam pritur në takim përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë që operojnë në Mitrovicë, të cilët më kanë dorëzuar një peticion me të cilin kërkohet që atyre t'iu mundësohet puna edhe pas orës 21:00 në ambiente të hapura, peticion të cilit i bashkohen edhe personalisht si kryetar komune.

Vendimi për kufirizimin e orarit të punës së restauraneve dhe kafiterive pas orës 21:00 po i godet keq këto biznese, të cilat edhe ashtu mezi po mbijetojnë pas krizës së përgjithshme ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit COVID-19. Po ashtu ky vendim është absurd, pasi që po e kufizon qendrimin në ambiente të hapura në restorante, ndërsa po e lejon qarkullimin e qytetarëve në sheshe pas këtij orari, duke krijuar tollovi të mëdha të cilat janë më të rrezikshme se sa qendrimi ulur në një tavolinë.

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që t'i rishqyrtoj vendimet e fundit dhe t'iu mundësoj bizneseve të gastronomisë funksionimin edhe pas orës 21:00 në ambiente të hapura, sepse kështu si është edhe këta pak mërgimtarë që kanë ardhur nuk po kanë ku ta kalojnë kohën e lirë.

Njëkohësisht, kërkoj nga qytetarët e Kosovës që t'i zbatojnë masat mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19, sipas udhëzimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat