Gashi: Pas Albinit, Vjosa do të ishte e duhura për udhëheqje

Aktuale

Gashi: Pas Albinit, Vjosa do të ishte e duhura për udhëheqje

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 07:02
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në emisionin Pressing, ka thënë se pas kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, më e duhura për udhëheqje do të ishte kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

“Pas Albinit, më e duhura për udhëheqje do të ishte Vjosa Osmani”, është shprehur Gashi.

Ndërsa për kryeministrin aktual, Avdullah Hotin, Gashi tha se nuk mund të udhëheqë pa presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Hoti nuk mund të udhëheqë pa Thaçin”, ka thënë ai.

Ai tutje thotë se shpreson që presidentit Hashim Thaçi, të mos i konfirmohet aktakuza nga Prokuroria Speciale pasi që do të rezantonte keq mbi shtetin e Kosovës, dhe në këtë rast mbi një institucion të lartë sikur është presidenti i vendit.

Gashi poashtu thotë se po të ishte në situatë të njëjtë, Vjosa Osmani apo ish-kryeministri Albin Kurti, atëherë nuk do të ngurronin që të udhëhiqnin dialogun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat