Albulena Haxhiu: Nesër VV-ja flet për dorëheqjen e grupit për vetting

Aktuale

Albulena Haxhiu: Nesër VV-ja flet për dorëheqjen e grupit për vetting

Nga: A.M. Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:36
Albulena Haxhiu

Ish ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se nesër në orën 13:00 do të mbaj konferencë për media rreth dorëheqjes kolektive të anëtarëve të grupit të ekspertëve për propozimin e skenarëve për vetting.

Haxhiu ka njoftuar se konferenca do të mbahet në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Pas dorëheqjes kolektive të anëtarëve të grupit të ekspertëve për propozimim e skenarëve për vetting, jam kontaktuar nga shumë medie për të dhënë qëndrimin tonë.

 

Duke e konsideruar çështje të rëndësishme, ju njoftoj që nesër, në orën 13:00, në zyren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, do të mbaj konferencë për medie lidhur me këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat