Adelina Thaçi tregon si është gjendja e saj pasi u infektua me koronavirus - Bota Sot
Adelina Thaçi tregon si është gjendja e saj pasi u infektua me koronavirus

Aktuale

Adelina Thaçi tregon si është gjendja e saj pasi u infektua me koronavirus

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 09:32
Adelina Thaçi

Këngëtarja Adelina Thaçi dje doli pozitiv me coronavirus.

Ajo sot ka thënë se gjendja e saj është e mirë por se po frikësohet për familjen e saj.

“Fëmijët e mi nuk e kanë përjetuar lehtë, vijnë fëmijët të më përqafin dhe nuk është ndjenjë e lehtë për nënën.

Unë jam shumë mirë, por frikën e kam tek familjarët. Simptoma e parë e kam ndjerë një lodhje nga këmbët deri te koka. I thash bashkëshortit nuk po ndihna mirë, si një këputje, pastaj dhimbje e madhe e qafës”, tha Adelina për TV Dukagjini

Ajo ka thënë se revolta e saj është tek personat që tentojnë me fsheh virusin.

“Mos ta marrin këtë pune si hajgare, nëse nuk po tregon që është pozitiv, e kanë ditë që është pozitiv dhe nuk tregojnë, nuk është marre me tregu se je me virus, është kulturë me tregu”, ka thënë Adelina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat