Qalaj paralajmëron masa ndëshkuese për mosmbajtje të maskave

Aktuale

Qalaj paralajmëron masa ndëshkuese për mosmbajtje të maskave

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 09:46
Rashit Qalaj

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Rashit Qalaj, ka paralajmëruar marrjen e masave ndëshkimore ndaj qytetarëve që nuk marrin masat për mbrojtje nga koronavirusi.Qalaj, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Sot”, ka thënë se nga nesër Policia dhe inspektorët do të fillojnë me informimin e publikut për nevojën e mbajtjes së maskave në hapësirat publike.

“Nga nesër, Policia e Kosovës do të fillojë më seriozisht monitorimin nëse po respektohen vendimet e Qeverisë. Së bashku me inspektorët do të fillojmë me informimin, e pas disa ditësh do të nisim edhe me marrjen e masave ndëshkimore”, ka thënë Qalaj.

Ai po ashtu ka thënë se nga nesër, orari në Polici do të jetë 12-orësh.“Besoj se bashkërisht do t’ia dalim, pasi nuk mund të vazhdohet kështu. Maska duhet të vendoset, të mbulojë hundën dhe gojën, e jo të mbahet në xhep apo dorë”, ka thënë Qalaj.

Ai ka treguar se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të shkuar ka rënë numri i veprave penale, pos ai i dhunës në familje, që ka shënuar rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat