Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratën prej 60 mijë € për furnizim me teste serologjike për COVID-19

Aktuale

Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratën prej 60 mijë € për furnizim me teste serologjike për COVID-19

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 17:29
Shpend Ahmeti

Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur kompaninë “MADE –KOS” nga Prishtina për furnizim me teste serologjike për COVID-19.

Sipas kontratës së nënshkruar, dokumentin e së cilës e posedon media vlera e përgjithshme e kësaj kontrate arrinë rreth 60 mijë euro, me ç’rast kompania “MADE-KOS” do ta furnizojë Komunën e Prishtinës me 2000 reagensa për SARS COV 2 IgA, ku çmimi i një testi të fundit do të kushtojë 9.85 euro, apo 19.700 euro për 2000 teste.

Poashtu me të njejtin çmim, 9.85 euro për një test IgM do të paguajë Komuna e Prishtinës, përderisa, sipas kontratës së nënshkruar do të furnizohet me 2000 teste të tillë, për të cilët do të paguaj 19.700 euro.

Komuna që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti poashtu i ka blerë edhe 2000 teste IgG me vlerë të përgjithshme prej 19.700 euro.

Përndryshe, sipas kontratës së nënshkruar, operatori ekonomik “MADE KOS” duhet ta bëj liferimin e testeve brenda 7 ditëve prej momentit të marrjes së lejes për import nga Agjencioni Kosovarë për Produkte Medicinale (AKPM).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat