Edhe Hysni Gucati i reagon Cramon-it, kjo është porosia e tij drejtuar Eurodeputetes

Aktuale

Edhe Hysni Gucati i reagon Cramon-it, kjo është porosia e tij drejtuar Eurodeputetes

Nga: N.Sh Më: 18 korrik 2020 Në ora: 12:17
Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon ka vizituar Gjykatën Speciale gjatë ditës së djeshme.

Pas kësaj vizite kanë vërshuar reagimet nga Kosova.

Një reagim sot e bëri edhe kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai ka kërkuar nga Eurodeputetja që mos të ndërhyjë në punët e Gjykatës Speciale.

Gucati përmes një postimi në Facebook, gjithashtu e ka ftuar Cramon-in që të vjen në Kosovë dhe t’i sheh krimet barbare serbë për së afërmi.

Postimi i plotë:

E gjithë bota e din për krimet që ka bërë shteti serb në fund të  shekullit XX në disa vende të Ballkanit përfshirë Kosovën, Viola Von Cramon e ftoj që të vijë në Kosove ku se afërmi do t'i sheh krimet barbare që ka kryer shteti serb ndaj popullsisë së Kosovës, në vend që sot të dënohen kriminelet serb për krimet dhe dhunën e madhe që kanë kryer në Kosovë, sot po gjykohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit të Kosovës, Viola Von Cramon e ftoj edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës të UÇK-së të i tregojme për gjitha krimet e kryera nga shteti serb, i bëjmë thirrje Eurodeputetes Cramon të mos nderhyjë në punën e Gjykates Speciale, nëse vërtet dëshiron që të vendoset drejtësia atëherë të vijë dhe t'i shoh të gjitha krimet barbare të kryera nga forcat serbe në Kosovë!

HG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat