Tre fëmijet e zhdukur nga fshati Bardhosh janë gjetur në fshatin Siqevë të Prishtinës

Aktuale

Tre fëmijet e zhdukur nga fshati Bardhosh janë gjetur në fshatin Siqevë të Prishtinës

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 00:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nënstacioni i policisë në fshatin Bardhosh sot ka pasur goxha punë.

Kjo pasi tre fëmijë nga ky fshat ishin zhdukur gjatë ditës.

Rastin këtu e kishte raportuar babai i fëmijëve Venhar Ibrahimi.

Sipas informacioneve që ka siguruar nga terreni lidhur me rastin tha se fëmijët iu kishin thënë prindërve se po shkonin në kamping.

“Tre fëmijët që janë motër dhe vëlla mes vete iu kishin thënë familjes se po shkonin në një kamping. Abdullah Ibrahimi, Asja dhe Merjemi, ishin dalë nga shtëpia rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ata janë gjetur shëndosh dhe mirë në terrenin malor të fshatit Siqevë”.

Lajmin për gjetjen e tyre e ka dhënë edhe policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit Bajram Krasniqi.

Familja ishte bërë gati dhe kishte kërkuar ndihmë edhe tek rrethi që në rast se nuk gjenden të fillojnë kërkimet.

Media ka provuar të marrë edhe detaje të tjera edhe nga familja edhe nga zyrtarët e nënstacionit në Bardhosh.

Por, asnjë nga këta nuk ishin në gjendje të prononcohen.

Sipas informacioneve tek fëmijet nuk ka pasur shenja se mund të jenë keqpërdorur nga dikush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat