Protestë kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë, reagon Gëzim Kelmendi

Aktuale

Protestë kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë, reagon Gëzim Kelmendi

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 06:53
Gëzim Kelmendi

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka reaguar ndaj organizimit të protestës kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Kelmendi thotë ndër të tjera se xhamia duhet të ndërtohet për shkak të numrit të madh të besimtarëve myslimanë në vend.

Postimi në Facebook:

Protesta kundër ndërtimit të xhamisë qëndrore në Prishtinë!

Fillimisht mendova të bëj këtë reagim në gjuhën serbe.

Pse?

Regjimi i Millosheviqit i cili fliste serbisht ishte regjim i cili dogji mbi 300 xhami në vendin tonë.

Ata që flisnin serbisht vranë dhe dogjën çdo islame dhe shqiptare.

Nesër është thirrur një protestë kundër ndërtimit xhamisë qëndrore në Prishtinë.

Por është shumë e çuditshme kjo protestë dhe fushatë e tyre kundër ndërtimit të xhamisë.

A thua pse këtyre protestuesve nuk iu pengon ndikimi i Beogradit përmes kishave ortodokse në Kosovë?

A thua pse nuk iu pengon këtyre fakti që kishat ortodokse serbe ia kanë rrëmbyer mijëra hektarë të Kosovës?

Këta që kanë thirrë këtë protestë, po tregojnë kundërshtime të njejta kundër xhamisë sikur ata të regjimit Millosheviqian që flisnin serbisht.

Për këtë mendova edhe ta shkruaj këtë reagim në gjuhën serbe në mënyrë që këta kundërshtarë të ndërtimit të xhamisë ndoshta e kuptojnë ma mirë shkrimin tim.

Unë si besimtar musliman e mbrojë dhe respektoj fuqishëm bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare.

Unë i mbrojë dhe respektoj fuqishëm edhe xhamitë edhe kishat edhe sinagogat edhe objektet tjera fetare jo vetëm në Kosovë, por kudo në botë.

Kosova gëzon një kulturë të lashtë shumë shekullore në bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare.

Çdo organizim dhe tentativë kundër bashkëjetesës dhe tolerancës ndërfetare nuk i kontribon frymës tonë të lashtë shumë shekullore.

Gëzim Kelmendi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat