Duhanaj: Personat që e kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë kanë emra turq

Aktuale

Duhanaj: Personat që e kundërshtojnë ndërtimin e xhamisë kanë emra turq

Nga: E.B Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:38
Leon Duhanaj

Analisti politik, Leon Duhanaj, ka shkruar se nuk ka vend për protesta kundër ndërtimit të xhamisë.

Ai ka thënë se është  drejtë legjitime e qytetarëve të përcaktojnë fatin e tyre, shkruan “Bota Sot”.

Duhanaj ka thënë se ata të cilët 24 orë kundërshtojnë ndërtimin e xhamive, përderisa me vetëdëshirë janë regjistruar si mysliman, dhe gjithashtu ka thënë se personat e tillë mbajnë emra dhe mbiemra turq.

Gjithashtu, ka thënë se vetëm BIK-u ka të drejtë të thirret në emër të komunitetit mysliman.

Postimi i plotë:

Nëse i referohemi regjistrimit të popullsisë, nuk ka vënd për protesta kundër ndërtimit të xhamisë.

Sipas të gjitha gjasave kosova dhe populli i saj, janë pajtuar me fatin e të qënurit kojshi me Unionoëin  Europian dhe kandidat të përhershëm, por jo edhe pjesë e tij.

Është e drejtë legjitime e vetë qytetarëve të përcaktojnë për fatin e tyre.

Për mendimin tim, në gjithë këtë lojë, rolin me destruktiv e kanë shtiracakët. Ata të cilët 24 orë  kundërshtojnë ndërtimin e xhamive, përderisa me vetëdëshirë janë regjistruar si mysliman.

Të tillët mbajnë emra e mbiemra turq. Në shoqëri, luajnë rolin e të painkuadruarve, kritikojnë agjendat islamiste ndër shqiptarë, megjithatë, kur zbresin në Vjenë, Paris, Berlin a Londer, pa i pyetur fare, prezantohen si  mysliman ashtu siç edhe janë shkruar në regjistrim.

BIK- pa e marrë parasysh si e bëjnë punën e ture, kjo është çështje e tyre, por nëse dikush ka të drejtë të thirrët në emër të komunitetit mysliman atëherë janë ata.

Ju, përderisa, jeni bërë pjesë e statistikave të tyre, pse po mundoheni me u paraqitur ata që nuk jeni.

Në perëndim ka mjaftë njerëz që distancohen nga përkatësia fetare, por, për dallim nga shqiptarët, këtu ai që nuk dëshiron që në emerë të tij  të bëhen pazare me statistika, largohet zyrtarisht duke mos u identifikuar e as regjistruar si i tillë.

Jo rrallë, herë me ka ndodhur të shoh kufoma njerëzish të cilët për të gjallë të tyre luftuan edhe me pushkë në dorë me flamurë të Gjergj kastriotit- Skenderbeut, por që funerali e tyre u shoqërua me flamurë arab.

Kjo nuk është bërë pa bekimin e familjes dhe rrethit.

Nëse është krijuar bindja që trojet shqiptare, duhet t'i subordinohet neootomanizmit si nocion për rikthimin e ndikimit politiko-kulturor turk , atëherë duhet të bëhemi të paktën të sinqertë me veten tonë, me miqtë tonë...!

Shqiptarlt, duhet ta gjejnë rrugën për tek kombi, rrugë e cila me siguri nuk shkon paralel e as në një drejtim me fenë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat