Flet qytetari që deshi të bëj test fallso për COVID-19 në Klinikën Private për të shkuar në Mal të Zi

Aktuale

Flet qytetari që deshi të bëj test fallso për COVID-19 në Klinikën Private për të shkuar në Mal të Zi

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka licencuar laboratorët privatë për testim të Covid-19. Derisa shumë qytetarë, kanë gjetur edhe rrugë të tjera alternative për t’u testuar. E, këtë e kanë bërë fare lehtë, përmes Klinikave Private.

Por, një e tillë e pësoi rëndë, pasi që u kap nga Inspektorati i Shëndetësisë, duke kryer teste fallso. Bëhet fjalë për Klinikën Ylli në Prishtinë, e cila ua mundësonte shtetasve Kosova për të hyrë në Mal të Zi përmes testeve fallse.

Një qytetar, madje ka treguar pse si kishte pasur për ta marrë një test nga kjo klinikë, por që e njëjta nuk i është përgjigjur thirrjeve të tij.

“Unë në këtë klinikë kam pas termin nesër (e enjte) në orën 13:00, por sot gjatë gjithë ditës nuk më janë lajmëruar.

Kam pas me shku në Mal të Zi, pasi atje punoj dhe jam firmë, paguaj sigurim e të gjitha, mirëpo jam mbetë tash në Kosovë, s’po mund të shkojë”, ka thënë ai.

I njëjti në kushte anonimiteti ka treguar se 5 shok të tij me këtë test të kësaj klinike janë nisur për në Mal të Zi, por që janë kthyer.

“Të shtunën janë nis 5 shok me këtë test nga kjo klinikë dhe nuk janë leju të hyjnë në kufi. Shokët më thanë që mos me ba këtu, pasi qenkan fallso, mirëpo desha ta provojë”.

Ai madje thotë se një test COVID në këtë klinikë, kushtonte vetëm 30 euro.

Kujtojmë që ditë më parë ka raportuar se Mali i Zi po shqyrton  mundësinë që t’i verifikojë testet e COVID-19 të prezantuara nga Kosova.

Ndryshe, qeveria malazeze pati marrë vendim në mesnatën e 21 qershorit, që të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në territorin e tyre, duhet të kenë test negativ, që s’duhet të jetë më i vjetër se 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat