Oda e Mjekëve jep detaje për dy doktorët e njohur që humbën betejën me koronavirusin

Aktuale

Oda e Mjekëve jep detaje për dy doktorët e njohur që humbën betejën me koronavirusin

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 14:12
Ali Tolaj dhe Sylejman Rexhepi

Oda e Mjekëve të Kosovës, ngushëllon familjarët, miqët dhe kolegët, për humbjen e dy doktorëve Ali Tolaj dhe Sylejman Rexhepi.

Në postimin e Odës së Mjekëve jepet historik i shkurtër për shkollimin dhe punën e mjekëve të ndjerë.

Po ashtu theksohet fakti që doktor Tolaj ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve që nga fillimi i pandemisë.

Më poshtë gjeni postimin e Odës së Mjekëve:

Dr. Ali Tolaj Kirurg i përgjithshëm në Spitalin e përgjithshme në Gjakovës nga viti 1988, Dr.Alia që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm.

Dr.Sylejman Rexhepi Mjek internist, reumatolog, doktor i shkencave dhe profesor asoc. Diplomoi në fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë më 1979. Gjatë periudhës 1987-89 ishte bartës i projektit shkencor mbi ethet reumatike në Kosovë dhe ka marr pjesë në organizimin e 6 simpoziumeve për këtë problematikë. Në vitin 2000 zgjidhet zëvendës shef, ndërsa më 2001 shef i katedrës së Mjekësisë Interne. Në nëntor 2002 qëndroi në Universitetin e Ependorf Hamburgut me qëllim të përkrahjes së procesit reformues të arsimit të lartë. Më 2003 organizoi takimin profesional reumatologjik me pjesëmarrje ndërkombëtare. Gjatë periudhës 2002-2003 udhëhoqi studimet pasdiplomike për reumatologji me rehabilitim fizikal. Është anëtar i komisionit recensues në dy libra universitar. Ka marrë pjesë në shumë kongrese e simpoziume dhe ka publikuar disa punime shkencore si autor dhe koautor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat