Gjenerali i UÇK-së i kundërpërgjigjet Marko Gjuriqit: E kemi fituar luftën njëherë, e do ta...

Aktuale

Gjenerali i UÇK-së i kundërpërgjigjet Marko Gjuriqit: E kemi fituar luftën njëherë, e do ta...

Nga: N.Sh. Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:27
FSK

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, i është kundërpërgjigjur Marko Gjuriqit, shkruan gazeta “Bota sot”.

Brahimaj në një postim në Facebook, ia përkujton Gjuriqit që Kosova e ka fituar luftën njëherë, tash ‘do ta mbrojmë paqen’.

Gjenerali thekson se, Gjuriqi mundet me vazhdua me racizmi e vet, mirëpo Kosova do të arsimohet dhe do të vazhdon që ushtrinë ta ndërtojë me teknologjinë më të mirë.

Racizmi serb vazhdon. Gjuriq me deklaratën e tij se shqipetarëve ju duhen libra e jo tanke shpërfaq pozicionin historik të serbëve ndaj shqiptarëve se kinse ne jemi të paarsimuar. Gjuriqi mundet me vazhdu me racizimin e vet e ne vazhdojmë të arsimohemi edhe vazhdojmë që ushtrinë tonë ta ndërtojmë me teknologjinë ma të mirë. FSK nuk është kërcënim por faktor stabiliteti. Mos të frikësohet Gjuriq se luftën e kem fitu njëherë e do ta mbrojmë paqen”, shkruan Lahi Brahimaj, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat