Jakup Krasniqi kujton ditën e votimit të Gjykatës Speciale, ja çfarë u kishte thenë deputetëve të PDK-së

Aktuale

Jakup Krasniqi kujton ditën e votimit të Gjykatës Speciale, ja çfarë u kishte thenë deputetëve të PDK-së

Nga: A.J Më: 3 gusht 2020 Në ora: 15:33
Jakup Krasniqi

Ish kryetari I Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi në pesë vjetorin e Gjykatës Speciale ka kujtuar ditën e votimit në Kuvend dhe fjalimin që ai kishte berë.

Krasniqi përmes një postimi në facebbok ka kujtuar atë cfarë kishte dekloaruar pesë vvitë më parë, është fat më shumë se i keq, se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kas-trioti e deri te Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas Luftës së Dytë Botërore gjithë deri te Rrahman Moroina. A do të shfa-qen këta shqipfolës edhe sot në Kuvendin e Kosovës.

Postimi I plotë:

Të flasësh në kohën e duhur. E shkruar para pesë vitesh.

E botuar në librin: "ARTI I BISEDIMEVE", Botim i "BUZUKUT", Prishtinë 2018.

 

RAPORTI I DICK MARTYT, RAPORT I MILLOSHEVIQIT

 

Është fat më shumë se i keq, se një pjesë e shqiptarëve sot është duke ecur në rrugën e turpit që kanë ecur shqiptarët që nga Ballaban Pasha e Hamza Kas-trioti e deri te Esat Toptani e Ahmet Zogu. Këta tipa shqipfolësish janë shfaqur edhe pas Luftës së Dytë Botërore gjithë deri te Rrahman Moroina. A do të shfa-qen këta shqipfolës edhe sot në Kuvendin e Kosovës?

Gjykata Speciale a ka shumë arsye të formohet në Kosovë? Ekziston vetëm një arsye që është turp i turpit për çdo shqiptar që guxon ta vret kryevlerën e shqiptarëve të Kosovës – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës – e t’i thotë po një Gjykate Speciale që formohet jashtë juridiksionit të Kosovës. Për faktin se ajo po ngritet mbi bazën e gjuhës së gënjeshtrave të regjimit gjeno-cidal të Millosheviqit të përcjellura në Këshillin e Evropës nga miku i Millosheviqit, senatori zvicerian – Dick Marty. Cilido shqiptar që nuk e kupton këtë është TRADHTAR E BIR TRADHTARI, që nuk e meriton jetën në këtë dhe!

Votimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës, për të gjithë ata që i kanë votat, nga votuesit e PDK-së, e që janë deputetët më kontroversë e paradoksalë në Kuven-din e Kosovës, sipas diskutimeve që dëgjuam, një turp të madh po ju lënë fëmijëve të tyre! Ata duhet ta thërrasin ndërgjegjen e tyre nëse u ka mbetur sado pak nder e dinjitet!

Ta votosh këtë Gjykatë sot në Kuvendin e Kosovës është sikur ta kishe votuar Planin “Patkoi” të hartuar nga pushtuesi serb, i cili ushtroi për një shekull gjenocid mbi popullin tonë! Askush nuk ka të drejtë, e as që ka mandat, të votojë për internimin e qytetarëve të Kosovës së Lirë!

Mendoni e votoni nëse vërtet jeni deputetë të Kosovës së Lirë! Është në mundësinë tuaj ta votoni a mos ta votoni Raportin e Millosheviqit, të përcjellë nga Dick Marty!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat