Reshjet e shiut anulojnë vizitën e Arban Abrashit, te stacioni hekurudhor - Bota Sot
Reshjet e shiut anulojnë vizitën e Arban Abrashit, te stacioni hekurudhor

Aktuale

Reshjet e shiut anulojnë vizitën e Arban Abrashit, te stacioni hekurudhor

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:25
Arban Abrashi

Ministria e Infrastrukturës, përmes një komunikate për medie ka njoftuar se për shkak të kushteve atmosferike është anuluar vizita e ministrit Arban Abrashi te stacionin hekurudhor.

Ministria thotë se kjo vizitë do të realizohet ditët e ardhshme.

“Anulohet vizita në linjën 10 të hekurudhës. Ministria e Infrastrukturës ju njofton se vizita e ministrit, Arban Abrashi, në linjën 10 të hekurudhës së Kosovës, e paraparë për sot (e mërkurë, 05.08.2020), anulohet për shkak të kushteve atmosferike.Për datën e re të kësaj vizite, do të njoftoheni me kohë.Ju falemnderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat