Selimi: Kosova duhet të punojë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese

Aktuale

Selimi: Kosova duhet të punojë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:12
Selim Selimi

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi konsideron se në vend të miratimit të ligjeve të reja, Kosova dhe institucionet relevante duhet të punojnë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese. Sipas tij, Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskim të Pasurisë, nuk po gjen zbatim, ku siç tha ai, është zbatuar vetëm një herë që nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Gjatë seancës plenare, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka folur për koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme. Sipas tij, ka pasur interesim të madh nga partnerët ndërkombëtarë për hartimin e koncept-dokumentit.

Selimi: Ka pasur interesim nga institucionet relevante për këtë koncept-dokument

“Në periudhën e parë të këtij viti ka filluar hartimi i këtij koncept-dokumenti. Në mbështetje të të gjeturave të analizës së zhvilluar për qëllime të këtij dokumenti, janë ofruar opsione në lidhje me rregullimin e fushës së konfiskimit të pasurisë. Opsioni i parë është ‘status quo’, opsioni i dytë është opsioni i përmirësimit të zbatimit të kornizës aktuale ligjore. Opsioni i tretë është opsioni i hartimit të ligjit të ri, i cili do të mundësojë konfiskimin e pasurisë në mungesë të aktgjykimit dënues… Në rastin e këtij koncept-dokumenti procesi i konsultimeve paraprake, dhe konsultimeve me publikun ka tërhequr gjerë, si nga institucionet relevante ashtu nga partnerët ndërkombëtarë dhe shoqëria civile”, ka deklaruar Selimi.

Sipas tij, në vend të miratimit të ligjeve të reja, Kosova dhe institucionet relevante duhet të punojnë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese.

Selimi: Në vend që të miratohet një ligj i ri, Kosova të punojë në përmirësimin e ligjeve ekzistuese

“Posaçërisht të zëshëm me shqetësimet e tyre janë treguar partnerët ndërkombëtarë, Ambasada amerikane dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar të cilët vazhdimisht kanë potencuar se korniza aktuale ligjore në fushën e konfiskimit të pasurisë, sidomos Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin është adekuate dhe në harmoni. Ndaj në vend që të miratohet një ligj i ri, Kosova dhe institucionet relevante do të duhej të punonin në përmirësimin e ligjeve ekzistuese. Sidomos në zbatimin e ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskim të pasurisë, i cili është zbatuar vetëm një herë qysh prej hyrjes në fuqi të tij”, ka shtuar Selimi.

Ndër tjera, Selimi ka folur edhe për procesin e vettingut, ku tha se tani më në qeveri është miratuar vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e modaliteteve për çështjen e vettingut. Ai ka bërë të ditur se janë pesë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, të KGjK-së, Agjencia kundër Korrupsionit, Oda e Avokatëve, si dhe partner të tjerë strategjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat