Analisti politik Nexhat Haziri, i ka reaguar ushtarakut Hisen Berishës sa i përket ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.
Haziri ka reaguar pasi Berisha ka thënë se mungesa e ligjit për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së, ka bërë që të cenohet në vazhdimësi vlerat e lirisë.
Ai pyet ushtarakun se kush i cenoi këto vlera, ata që po kërkojnë të zbardhet një pjesë e historisë apo ata që janë thirr në këto vlera dhe kanë bë të zeza në Kosovë?.
Postimi i plotë:
Hisen Berisha: Mungesa e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të UCK-së, për gjithë këto vite ka bërë që sot të kemi në vazhdimësi cenim të vlerave të lirisë
- Kush i cenoi këto vlera o Hisen, ata që për gjithë këto vite duke u thirre në emër të saj nuk lan t'zezë pa i ba këtij vendi dhe nuk lan vlerë pa shkërdhy, apo ata që po kërkojnë që të zbardhet një pjesë e erret e historisë së saj përmes drejtësisë. Mos, në emër të këtyre vlerave duhet t'thirret " i lumtë pushka atij që e vrau Kol. Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Ismajl Berbatovcin, Behadin Hallaqin" etj etj. A janë këto vlera o njeri !? (n.h)