Miftaraj: Qeveria të mos i lejojë politikanët të testohen për COVID-19 në IKSHPK

Aktuale

Miftaraj: Qeveria të mos i lejojë politikanët të testohen për COVID-19 në IKSHPK

Nga: G.B Më: 13 gusht 2020 Në ora: 12:49
Qeveria e Kosovës

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se Qeveria do të duhej që të marrë vendim, për kufizimin e të drejtës për çdo politikan që është në pushtet, që të bëjë teste për COVID-19 në IKShP, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se të gjithë kanë rroga dhe mund ta kryejnë testin në laboratorë privatë.

Miftaraj ka thënë se nëse qytetari i thjeshtë që merr ndihmë sociale dhe ata me paga në sektorin privat rreth 200 euro munden, pse mos të paguajnë vetë këta që kanë pagë mbi 1 mijë euro.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Qeveria do të ishte e udhës me marr një vendim të shpejtë.

Me ia kufizu të drejtën çdo politikani që është në pushtet me bë teste për COVID-19 në IKShP.

Të gjithë janë në rrogë, të gjithë kanë mundësi me kry testin në privat.

Nëse qytetari i thjeshtë që merr ndihmë sociale dhe ata me paga në sektorin privat rreth 200 euro munden dhe janë të shtyrë me ba teste privat, pse këta që marrin pagë mbi 1000 euro mos me pagu vetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat