Konjufca: Thika ishte lloj metafore për ndarje, ajo ndodhi

Aktuale

Konjufca: Thika ishte lloj metafore për ndarje, ajo ndodhi

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 00:17
Glauk Konjufca

Anëtari i VV’së, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova ka humbur nga marrëveshja e Uashingtonit, ndërsa Serbia vetëm fitoi.

“Thika ishte lloj metafore për ndarje, ajo ndodhi. Ndodhi një lloj ndarje. Thikat nuk kanë brina. Kur është përmendur ndonjëherë Ujmani në një negociatë? Kjo pra është hera e parë. Ndodhi një ndarje e një resursi jetik të Kosovës. Resurset ujore janë ndër më të rëndësishmet, nëse jo më e rëndësishmja e një shteti”, tha ai.

“Po ashtu, politikanët tanë janë kthyer në shërbim të Vuciqit. Tani kamionët e mallrat serbe do të mund të qarkullojnë lirshëm deri në Durrës. Cfarë humbi Vuciq në Uashington? Asgjë. Ai fitoi gjithçka. Cfarë i duhet tani atij Bashkimi Europian kur i ka Edi Ramën e Avdullah Hotin? Parashihet që fitimet pas kësaj marrëveshje të rriten deri në 800 milionë në vit për Serbinë në jo më shumë”, përfundoi Konjufca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat