‘Suksese historike të Avdullah Hotit i kanë tmerruar LPK-istët’, ish-bashkëluftëtari i Sali Çekaj ‘godet’ krahun e Vjosa Osmanit!

Aktuale

‘Suksese historike të Avdullah Hotit i kanë tmerruar LPK-istët’, ish-bashkëluftëtari i Sali Çekaj ‘godet’ krahun e Vjosa Osmanit!

Nga: N. H Më: 9 shtator 2020 Në ora: 14:35
Donald Trump dhe Avdullah Hoti

Ish-bashkëluftëtari i Sali Çekajt, Saim Tahiraj, përmes një postimi në Facebook, i ka dalë në krah kryeministrit aktual të Kosovës, Avdullah Hoti, derisa thotë se sukseset e kësaj qeverie janë historike.

Veprimtari i hershëm i LDK-së, ka deklaruar se këto suksese, po i pengojnë LPK-së, dhe, sipas tij, tashmë janë në një ofensivë kundër partisë së Isa Mustafës.

Tutje, Tahiraj shkruan se fatkeqësisht, janë edhe disa të ashtuquajtur Rugovistë që i janë bashkuar këtij kori monoton, me arsyetimin se gjëja po e mbrojnë Rugovizmin, duke aluduar në krahun e Vjosa Osmanit.

Ja shkrimi i tij:

Image
Saim Tahiraj

Si çdo herë, përsëri kori famëkeq i LPK-së në ofensivë kundër LDK -së!

Sukseset Historike të Kryeministrit Hoti i ka tmerruar LPK-istët , andaj janë bashkuar në një ofensivë të pandershme kundër LDK-së dhe Qeverisë Hoti!

Fatkeqësisht, edhe disa të ashtuquajtur Rugovistë i janë bashkuar këtij kori monoton , me arsyetimin se gjëja po e mbrojnë Rugovizmin.

Thua se ju a ka lënë me tapi Rugova dhe e kanë shndërruar në pronë private të tyre, sa qesharake po aq e dëmshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat