Tomë Gashi tregon pse po shpërndahen dosjet në zyrat e OVL të UÇK’së

Aktuale

Tomë Gashi tregon pse po shpërndahen dosjet në zyrat e OVL të UÇK’së

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 21:21
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se dorëzimi i dosjeve të Gjykatës Speciale në zyrat e OVL të UÇK’së po bëhet me qëllim të dëmtimi të kredibiliteti të Gjyaktës Speciale.

“Dikush shkon qëllimisht për të dytën herë dhe i lë disa mijëra faqe të Gjykatës Speciale dhe dikush vjen për herë të dytë e i merr ato. Kjo është një lloj telenovelave që ndodh në mes të Prishtinës”, thotë ai.

“Këtë duket se dikush e bën për të mirë të shqiptarëve ndërsa tani duket që janë dy persona. Ky është mendimi im. Dikush mund të thotë tjetër. Por nuk mund të shpjegohet ndryshe përvec tentim i dëmtimit të kredibilitetit të Gjykates Speciale”, shtoi Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat