Lajmi i mirë për Policinë e Kosovës, Veliu tregon se kur do t’i marrin pagat me shtesa

Aktuale

Lajmi i mirë për Policinë e Kosovës, Veliu tregon se kur do t’i marrin pagat me shtesa

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:42
Policia e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, në seancën e mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se policët, do t’i marrin pagat e orëve që kanë bërë deri më tani.

Ai tha se këto mjete do të ndahen me pagën e shtatorit.

“Kemi pasur takim me sindikatën e Policisë së Kosovës, e jemi dakorduar me to që të paguhen orët shtesë të papaguara deri më tani, pagën e shtatorit, e po ashtu një shumë e mjeteve për të cilën jemi dakorduar, do të paguhet me pagën e shtatorit”, ka thënë ministri Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat