Mjekët gjermanë nisin punën në QKUK së bashku me mjekët nga Kosova

Aktuale

Mjekët gjermanë nisin punën në QKUK së bashku me mjekët nga Kosova

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 09:40
Foto Ilustrim

Një ekip i mjekëve gjerman nga Instituti “Robert Koch” kanë filluar punën në Klinikën Infektive, ku do të ndihmojnë mjekët kosovarë për menaxhimin e rasteve me Covid-19.

Shefi i pranimit në Klinikën Infektive Dr. Gëzim Morina, ka njoftuar se mjekët gjermanë iu janë bashkuar në klinikë.

Infektologu Gramoz Bunjaku ka shkruar në një postim në Facebook se bashkë me mjekët gjermanë kanë diskutuar sfidat e pandemisë dhe për gjendjen aktuale.

Mjekët gjermanë do të ndihmojnë institucionet kosovare për menaxhimin e pandemis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat