Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se deklaratat e kreyt të VV'së, Albin Kurtit, gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë.
Ai përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se Kurti ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë kundër Kosovës.
Tutje, ai shton se as aktivistët e partisë së tij nuk kanë më nerva të dëgjojnë konspiracione dhe paranoja nga ai.
Shkrimi i plotë:
Deklaratat e Albin K. gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë
Miq të mi!
Nëse e shikoni linjën e deklaratave të Albin K. të bëra përgjatë aktivitetit të tij politik – ato gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë ose i shkojnë shumë përshtat Serbisë.
Kundër Republikës së Kosovës ka folur dhe e ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë secili më i zi se tjetri. Njejtë si ta ka folur edhe kundër miqëve amerikanë, sa herë e ka pasë rastin.
Edhe sot prapë i njejtë.
Deklaratat e tij të mbushet mendja që po i përgatitin në Serbi.
Askush deri më sot nuk e din përgjigjen lidhur me dosjet e Gjykatës Speciale, por ky njeri i kapluar nga konspiracionet dhe paranojat – ka përgjigje për gjithçka.
As aktivistët e partisë së tij nuk kanë më nerva të dëgjojnë konspiracione dhe paranoja.
Ky njeri që dikur çirrej në Kuvend >mos e votoni Specialen se nuk ju dorëzojmë< – sot nuk mundet ta mbajë maskën më gjatë. Të gjithë e dijmë se ai po rrin në një këmbë për eleminime politike.