“Më kanë pyetur për vrasjen e Enver Malokut, ata duan të dinë se kush i ka bërë vrasjet e kundërshtarëve politikë”

Aktuale

“Më kanë pyetur për vrasjen e Enver Malokut, ata duan të dinë se kush i ka bërë vrasjet e kundërshtarëve politikë”

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:27
Gani Geci

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci,ka treguar në detaje në lidhje me pyetjet që i janë bërë atij nga prokurorët e Speciales.

Geci, ka thënë se ata nuk duan të dinë për luftën Kosovë-Serbi, por duan të dinë për vrasjen e kundërshtarëve politike, apo vrasjet e pasluftës në Kosovë.

“Më kanë pyetur për vrasjen e Adem Jasharit, më kanë pyetur prej A deri në ZH. Ata kanë dashur t’i dinë raportet e të gjithëve me të gjithë. Nuk kanë dashur të dinë për luftën Kosovë-Serbi, por ata kanë dashur ta dinë se kush i ka bërë vrasjet e kundërshtarëve politikë. Kanë pyetur për Enver Malokun, por un nuk kam pas dijeni”, është shprehur Geci.

Ai po ashtu ka treguar se është pyetur për komunikatën 59 ndërsa ka thënë se ka qenë i pyetur edhe rreth rastit të Abedin Rexhës.

“ Jam pyetur, për komunikatën 59, gjithçka që është thënë në televizionet e Kosovës ata e kanë, gjithçka që është shkruar nga viti 1999 ata e kanë. Dhe po ashtu jam pyetur edhe rreth rastit të Abedin Rexhës”, ka theksuar Geci.

Gani Geci, është kthyer sonte nga Haga, ku ka qëndruar 7 ditë atje, për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të Speciales.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat