Gashi: Rëndësi ka që marrëveshja është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Aktuale

Gashi: Rëndësi ka që marrëveshja është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Më: 23 shtator 2020 Në ora: 21:59
Ibrahim Gashi

Profesori universitar, Ibrahim Gashi, ka thënë se ajo që është arritur në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator është marrëveshje ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, pasi që sipas tij, ende nuk jemi në stadin që Kosova të ketë marrëveshje me Serbinë.

“Kjo mund të quhet para marrëveshje për të shkuar drejt një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja është e mirë, pasi që ka rëndësi vendi ku është arritur.

“I kemi disa optika të kundërshtimit të kësaj marrëveshje. Është optika e kundërshtimit nihilis, pra ata që e quajnë këtë marrëveshje të dëmshme. Optika racionale që ne e bëjmë nënkupton që është I rëndësishme vendi ku është arritur marrëveshja, ndërmjetësi, simbolika, imazhet dhe më pas vije përmbajtja”, ka thënë Gashi në RTK.

Sipas tij, marrëveshja konsiston edhe me simbolikën se ku është nënshkruar, vendi, simbolika.

“Kjo do të thotë se SHBA rikthehen edhe një herë në Ballkan për ta përmbyllur çështjen si arbitri kryesor. Kjo e ka nxitur edhe BE-në që ta ketë në agjendë Kosovën, pasi që e dimë se që tri vjet nuk ka pasur asnjë lëvizje as për liberalizim. Kjo edhe mund të quhet një garë ndërmjet SHBA-ve dhe BE-së.  Është e rëndësishme lëvizja e Serbisë drejt një aleancë me SHBA-në. Kjo tregon që për 20 vjet kanë ndryshuar gjërat, pasi që Vuçiqi ulet si nxënës para presidentit Trump”, ka theksuar profesori Gashi.

Ai ka folur edhe për implementimin e marrëveshjes. “Lëvizja e menjëhershme drejt implementimit tregon seriozitetin e administratës amerikane, sidomos në pjesën ekonomike. Dhe sipas amerikanëve, del se rruga për pajtim fillimisht kalon nga pjesa ekonomike”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat