Ganimete Musliu ‘godet’ ashpër Specialen: Veteranët nuk i vodhën informatat, por…

Aktuale

Ganimete Musliu ‘godet’ ashpër Specialen: Veteranët nuk i vodhën informatat, por…

Nga: H.O. Më: 25 shtator 2020 Në ora: 21:22
Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu në një postim të saj në Facebook, ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Gjykatës Speciale.

Musliu thotë se kjo gjykatë në pamundësi për të siguruar mbrojtjen e informatave, sot po arrestojnë ish ushtarët e UÇK-së.

Ajo shkruan tutje se këto informata ua sollën vullnetarisht.

Postimi i plotë:

Gjykata e Hagës në pamundësi të sigurojë mbrojtjen e informatave e për të mbuluar turpin e vet nga bashkëpunimi me serbët qe dogjen, vranë, dhunuan e masakruan sot po arrestojnë ish ushtarët e UÇK-së.

Këta ushtarë/ veteran nuk thyen zyret e Gjykatës në Hagë, nuk i vodhën informatat, nuk shkelen asnjë ligj.

Nga krejt çka kemi pare Informatat/dosjet ua sollën vullnetarisht.

A u hetua, zbulua apo u arrestuan ata qē nxorrën informatat? 

Është e papranueshme qasja e Eulexit njejtë siç është e papranueshme toleranca e qeverisë sonë ndaj kësaj qasje.

E kam thënë para 8 viteve por po e them edhe sot: Gjykata Speciale do të përfundojë ashtu siç është ideuar: me vulën e turpit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat