Ky është hapi pozitiv i Qeverisë Hoti, ja çfarë bëri për Kosovën Lindore

Aktuale

Ky është hapi pozitiv i Qeverisë Hoti, ja çfarë bëri për Kosovën Lindore

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2020 Në ora: 14:29
Kryeminsitri Avdullah Hoti

Ish-mjeku i UÇK-së, dhe publicisti Liri Loshi e ka vlerësuar hap pozitiv të Qeverisë Hoti, hapjen e zyrës për Preshevën.

Loshi përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, edhe ideja e një fondi të përbashkët për Kosovën Lindore e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë është ide e qëlluar.

Ai thotë se Kosova duhet të prij në kujdesin për Kosovën Lindore.

Loshi ka përshëndetur edhe unifikimin e hapësirës kulturore, hap ky që e mori ministrja e kulturës Vlora Dumoshi.

Ai kërkon që mos të pengohet puna e Qeverisë Hoti, derisa ajo është në pushtet.

Postimi i plotë:

Për mua, zyra për Preshevën është hap pozitiv i qeverisë Hoti. Edhe ideja e një fondi të përbashkët me qeverinë e Shqipërisë që do t’i dedikohej Preshevës, është ide e qëlluar. Sikur është një dilemë gjithandej se kush duhet të kujdeset për shqiptarët e Luginës, Kosova a Shqipëria! Unë mendoj të dyat! Por, Kosova duhet të prijë.

Edhe koordinimi i një mori aktivitetesh kulturore me Shqipërinë të iniciuara nga ministerja e kulturës, Vlora Dumoshi është një hap i qëlluar drejt unifikimit të hapësirës kulturore. Gjerat e mëdha fillojnë nga veprat e vogla.

Pavarësisht legjitimitetit, në fund matën sukseset dhe dështimet. Nëse qeveria Hoti nuk është legjitime, apo është e dëmshme, rrezojeni! Por deri në ditën që do ta rrëzoni, mos e pengoni! Masat e qeverisë për të ndihmuar bizneset, janë masa që tentojnë ta rehabilitojnë jetën normale të qytetarëve të Kosovës. Ato nuk bën të zvarritën. Kushdo që zvarritë ato merr përgjegjësi të rëndë mbi supet e veta. Aq të rëndë sa mund ta thyej kurrizin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat