Ismaili: Ne shpresojmë se aktakuza ndaj Veselit e Thaçit nuk do të konfirmohet

Aktuale

Ismaili: Ne shpresojmë se aktakuza ndaj Veselit e Thaçit nuk do të konfirmohet

Më: 1 tetor 2020 Në ora: 21:22
Uran Ismaili

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se PDK-ja shpreson se propozim-aktakuza e Zyrave të Prokurorit të Specializuar ndaj kreut të PDK-së, Kadri Veselit, nuk do të konfirmohet.

“Ne konsiderojmë me një shpresë të lartë që nuk do të kemi konfirmim të aktakuzës ndaj Speciales”, është shprehur Ismaili.

Ai, sqaroi gjithashtu pse Specialja më së shumti ka “goditur” më së shumti anëtarët e PDK-së me aktakuza.

“Natyrisht që PDK-ja duke qenë si pasardhëse e politikës së UÇK-së, natyrisht se ka të ndërlidhura më së shumti me propozim-aktakuzat e Speciales. Është një situatë e vështirë për PDK-në. Por, ne do të gjendemi edhe si shtet edhe si parti”, ka thënë Ismaili në T7.

Tutje, ai tha se kështu shpreson edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

“Në të njëjtin pozicion kemi edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçin, dhe shpresojmë as për të nuk do të konfirmohen aktakuzat”, shtoi Ismaili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat